Connect with us

Kosova

Çfarë tha shefja e kabinetit të Trump, ajo që ia mbylli Vuçiçit dyert

Ish-diplomati serb Nebojsha Vujoviç, duke komentuar ndërprerjen e vizitës së presidentit serb Aleksander Vucic, në SHBA dhe kthimin e parakohshëm të tij në Beograd, ka thënë se ka qenë shefja e presidentit amerikan Donald Trump, ajo që ‘‘ia ka ndaluar Vucicit hyrjen në kompleksin e Trump në Flordia’’.

“Trump-it i intereson më shumë loja individuale e shahut me Putinin, pasi Zelenskin e ka ‘varrosur’ tashmë, dhe jo që Vuçiqc të zgjidhë problemet e tij te brendshme në Serbi përmes një fotografie me Trump-in. Presidenti serb donte që me atë foto në Florida të zbutte kërcënimin që po i vjen nga Evropa dhe pastaj të shkonte në Moskë. Ai u përpoq të pozicionohej mes Trump-it dhe Putinit, duke i rrëmbyer presidentit amerikan ekskluzivitetin dhe pozicionin e liderit të preferuar për Evropën” – deklaroi Vujoviç.

Ish-diplomati gjithashtu ka theksuar se Vuçiç e ka gërryer pozicionin e tij si në Uashington ashtu edhe në Moskë, dhe se studentët protestues e “kurorëzuar me turp” atë në Evropë.

“Ata e goditën në nerva Vucicin dhe i dhanë një ‘kompas’ për të kaluar nga një gabim në tjetrin. Ai kërkoi përballje me komunitetin akademik, me shpresen se do arrinte te shtypte protestat, por po arrin të kundërtën. Edhe ata që deri tani e kanë mbështetur për interesa të tyre, mbi të gjitha Brukseli, Parisi dhe Berlini, tani janë detyrohen të kryqezojne  duart ne pritje”, deklaroi Vujoviç.

Advertisement