Politike
FOTOLAJM/ Berisha shfaqet me kokoren e minatorit në Bulqizë: Do kujdesemi për shëndetin e minatorit

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka surprizuar gjatë takimit të tij në qytetin e Bulqizës.
Ai ka veshur një kokore, gjatë takimeve që ka pasur me qytetarët. Berisha në fjalën e tij tha se qeverisja e PD do të rregullojë statusin e minatorit.
“Do rregullojmë statusin e minatorit. Do të kujdesemi për shëndetin e minatorit. Do keni edhe kartën e konsumatorit, ku do të blini 20 përqind gjithçka dhe këtë do e përballojë shteti”, tha Berisha.

