Connect with us

Kosova

Dyert mbeten të mbyllura/ Kosova për anëtarësim në KiE jashtë rendit të ditës

Në agjendën e publikuar në faqen zyrtare të Këshillit të Evropës për takimin e Komitetit të Ministrave që do të mbahet në Luksemburg më 13 dhe 14 maj, aplikimi i Kosovës për anëtarësim në këtë institucion nuk figuron.

Kusht për procedimin më tej të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës ka qenë zgjidhja e kontestit pronësor me Manastirin e Deçanit dhe themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Kryeministri i Kosovës, tashmë në dorëhqeje, Albin Kurti, ishte pajtuar që të zbatonte vendimin e Kushtetueses për tokat e Manastirit.

Kryediplomatja kosovare, tashmë në dorëheqje, kishte provuar vitin e kaluar që në momentet e fundit t’i bind shtetet e KiE për ta përkrahur Kosovën, duke u zotuar përmes një letre se Kosova do ta shkruaj Draftin e Asociaconit dhe se do ta dërgojnë në Kushtetuese.

Kosova ka aplikuar për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës në maj të vitit 2022. Në mars të vitit 2023, kjo organizate vendosi t’ia përcjellë këtë kërkesë Asamblesë Parlamentare të Bashkimit Evropian për mendim. Në prill të vitit të kaluar, Asambleja Parlamentare mbështeti pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe ftoi Komitetin e Ministrave të merrte këtë vendim.

Komiteti i Ministrave është organi ekzekutiv i Këshillit të Evropës, i cili përbëhet nga ministrat e punëve të jashtme dhe që mblidhet një herë në vit. Vendimi merret me shumicë prej dy të tretash të ministrave të pranishëm në takim.

Advertisement