Connect with us

Aktualitet

36-vjeçari dhunon dy dajat e tij, godet me sëpatë njërin prej tyre?

Një 36-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Berat. Mësohet se i arrestuari ka dhunuar të afërmin e tij pas një konflikti të regjistruar në fshatin Kutalli. Policia bën me dije se 36-vjeçari dyshohet se dhunoi 2 dajat e tij dhe dëmtoi automjetin e njërit prej tyre me sëpatë.

Nga kontrolli në automjetin e tij, u gjetën 64.3 gramë lëndë narkotike Kokainë që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen. Gjithashtu është proceduar penalisht një 26-vjeçar, për bashkëpunim për dhunimin e të afërmve të 36-vjeçarit.

Njoftimi:

Berat/Ndërhyrja e shpejtë policore parandaloi përshkallëzimin e një konflikti në fshatin Kutalli. Dhunoi të afërmit dhe iu dëmtoi automjetin me sëpatë, kapet 36-vjeçari. I arrestuari kishte 64.3 gramë Kokainë në automjet, me qëllim shitjen.

Procedohet penalisht një 26-vjeçar, për bashkëpunim për dhunimin e të afërmve të 36-vjeçarit. Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike, automjeti i të arrestuarit dhe sendi i fortë (sëpatë). Menjëherë pas njoftimit për një konflikt në fshatin Kutalli, shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal në bashkëpunim me strukturat e DVP Berat kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim sqarimin e rrethanave të rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u parandalua përshkallëzimi i këtij konflikti dhe u vu në pranga shtetasi V. P., 36 vjeç, banues në fshatin Kutalli.Për motive të dobëta, 36-vjeçari dyshohet se dhunoi 2 dajat e tij dhe dëmtoi automjetin e njërit prej tyre, me send të fortë (sëpatë). Nga kontrolli në automjetin e tij, u gjetën 64.3 gramë lëndë narkotike Kokainë që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Z., 26 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me shokun e tij, shtetasin V. P., për dhunimin e 2 shtetasve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Advertisement