Connect with us

Kosova

Vdekje e paralajmëruar në telefon/ Vuçiç në Moskë, njësoj si vetëvrasja politike

Vizita e paralajmëruar shumë herë e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Moskë, po shihet me shqetësim për shkak të pasojave të mundshme për rrugën evropiane të Serbisë.

Vendimin për të marrë pjesë në paradën e Ditës së Fitores kundër fashizmit më 9 maj, Vuçiq e bëri të ditur në fillim të marsit, pas një bisede telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin.

Nëse Vuçiq udhëton në Moskë, ku do të takohej për herë të parë fizikisht me Putinin që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, kjo do të kishte pasoja serioze për procesin e integrimit evropian të Serbisë, vlerësoi diplomati në pension, Sreçko Gjukiç.

“Kjo mund të jetë e dobishme për regjimin serb, por nuk është aspak e dobishme për rrugën evropiane të Serbisë, as për Bashkimin Evropian si një entitet i fuqishëm ekonomik e politik në arenën ndërkombëtare dhe, sigurisht, as për vendet e tjera kandidate për anëtarësim në BE” – shpjegoi Gjukiç duke theksuar se Pas vitesh balancimi mes Perëndimit dhe Lindjes, rruga evropiane e Serbisë është seriozisht e komprometuar.

Ai gjithashtu vleresoi se thotë në rast të shkuarjes së Vuçiqit në Moskë, “duhen pritur veprime të caktuara nga Unioni Europian e pse jo edhe nga Amerika”.

“Është shume e mundur që nga arsenali i pasur që BE ka ndaj Serbisë – përfshirë ndihmat financiare, donacionet, mbështetjen politike dhe regjimin pa viza – të gjitha ose një pjesë të rishikohen dhe të vihen në pikëpyetje” – potencoi Sreçko Gjukiç.

Advertisement