Kosova
President i skaduar/ Vuçiç pa rrugëdalje, i ngatërruar keq në rrjetën e Amerikës, Evropës dhe Rusisë

Komentatori i politikës së jashtme Boshko Jakshiç, duke komentuar trekëndëshin politik Brukesl, SHBA, Rusi në të cilin u gjend presidenti serb Aleksander Vuçiç, tha per gazetën Nova në Beograd se Vucic është përfshirë në një lojë në të cilën nuk duhej të kishte marrë pjesë.
“Aksioni i tij në atë lojë është shumë i lartë për Serbinë. Në një farë mënyre, duke i premtuar Putinit të shkojë në Moskë, ai ua nguli gishtin në qy drejtpërdrejt evropianëve dhe kjo mund të interpretohet si përgjigjja e tij ndaj Brukselit, Berlinit, Parisit se nëse duan ta kritikojnë për sjelljen e tij ndaj protestave në vend, atëherë ai ka aleatin e tij, Putinin në Rusi” – deklaroi Jakshiç dhe shtoi se Vuçiç i dërgoi edhe një tjetër mesazh Evropës duke u larguar për në Amerikë.
Komentatori politik tha gjithashtu se ndersa Vucic ka deklaruar se do ta mbante fjalën per te shkuar ne Moskë, edhe sikur qielli t’i binte mbi kokë, pasojat për Serbinë mund të jenë shumë serioze, sepse ky është një distancim i drejtpërdrejtë nga Evropa
“Nëse ai nuk do të shkonte në Moskë, kjo vetëm sa do t’i inkurajonte ata në Rusi, dhe nuk janë pak prej tyre, që nuk i besojnë Vuçiçit sepse mendojnë se ai po e përgatit Serbinë për NATO-n, kështu që dëmi do të ishte edhe në marrëdhëniet me Moskën”, theksoi Jakshiç.

