Connect with us

Rajon

Dodiku përpara gjyqit/ Sërish paditet për nxitje të urrejtjes ndaj boshnjakëve

Nënpresidenti i Bosnje e Hercegovinës, Igor Stojanoviç, ka dorëzuar një padi penale në Zyrën e Prokurorit të Bosnje e Hercegovinës kundër presidentit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, duke e akuzuar për nxitje të urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare.

Stojanoviç ka shkruar në llogarinë e tij në “Facebook” se deklaratat publike të Dodikut kanë fyer dinjitetin e boshnjakëve, duke cenuar të drejtat fetare dhe kulturore të tyre, si dhe liritë themelore të garantuara me kushtetutë dhe të drejtën ndërkombëtare.

Dodiku kishte deklaruar disa dite me parë se “zgjidhja” për Bosnje e Hercegovinën është që boshnjakët të kthehen në fenë e paraardhësve të tyre, në mënyrë që vendi të jetë me shumicë serbe. Ai gjithashtu i ka quajtur boshnjakët “të konvertuar” duke mohuar identitetin e tyre.

Kujtojme se Dodik është subjekt i një fletarresti të lëshuar nga Gjykata dhe Zyra e Prokurorit në Sarajavë, ngase ka refuzuar të paraqitet për intervistim në një rast tjetër, ku dyshohet për sulm ndaj rendit kushtetues.

Advertisement