Connect with us

Aktualitet

Mbërrijnë mbi 12 mijë vota të tjera nga diaspora, sot afati i fundit për shpërndarjen e zarfeve me fletët e votimit

Këtë të enjte kanë mbërritur 12 375 vota nga diaspora, duke e çuar numrin në total në mbi 160 mijë.  Gazetarja Esiona Konomi raporton se përveç Greqisë, pakot me zarfet zgjedhore nëpër botë që nuk do të shpërndahen dot deri sot në darkë, do të kthehen në Shqipëri. 19 900 zarfe ende nuk janë shpërndarë te votuesit. Ndërsa 56 mijë fletë votimi, që zgjedhësit i kanë marrë, nuk i kanë kthyer ende.

Fluturimi i fundit me vota nga diaspora do të jetë të dielën në orën 17:00. Në çdo rast, çdo votë që do të hyjë në një pikë doganore të Shqipërisë, deri në orën 19:00, do të pranohet.

Zarfe të mbërritura në KQZ, sipas shteteve
Itali 67,920 ose 27.6%
Greqi 31,697 ose 12.9%
Gjermani 19,334 ose 7.9%
SHBA 15,108 ose 6.1%
Mbretëria e Bashkuar 10,253 ose 4.2%
Franca ose 3,568 1.5%
Kanada ose 2,691 1.1%
Zarfe të mbërritura në KQZ, sipas qarqeve
Tiranë 36,955 ose 15.0%
Fier 21,025 ose 8.5%
Durrës 17,945 ose 7.3%
Elbasan 15,157 ose 6.2%
Vlorë 12,300 ose 5.0%
Shkodër 11,877 ose 4.8%
Korçë 11,712 ose 4.8%
Lezhë 9,811 ose  4.0%
Berat 9,768 ose 4.0%
Dibër 6,569 ose 2.7%
Gjirokastër 4,743 ose 1.9%
Kukës 2,560 ose 1.0%
Advertisement