Bota
Monstruoze/ Babai mbante të burgosura dy vajzat e tij, i drogonte dhe më i pas i përdhunonte

Një 68-vjeçar nga Brazili ua kishte kthyer jetën fëmijëve të tij në një makth.
Babai akuzohet se i ka mbajtur robër dy vajzat e tij, i ka droguar dhe i ka përdhunuar.
68-vjeçari nga Juazeiro do Norte e kishte shndërruar shtëpinë në një burg të improvizuar për dy vajzat, duke mbajtur të lidhura.
Dy motrat, të moshës 36 dhe 38 vjeç, u gjetën nga policia të kequshqyera dhe të dehidratuara, me njërën të lidhur në shtrat dhe tjetrën pa ndjenja, sipas Daily Mail.
Rasti u zbulua pas një ankese të bërë nga një fqinj. Sipas autoriteteve braziliane motrat ishin abuzuar për të paktën një vit.
Policia beson se babai i tyre filloi të abuzonte me ta pasi nëna e tyre u largua nga shtëpia një vit më parë dhe nuk u kthye më.
68-vjeçari akuzohet për dhunë në familje, abuzim, dhunë psikologjike dhe ndalim të paligjshëm.

