Connect with us

Politike

“”Terroristët” elektoralë të Belinda Ballukut”, Bardhi denoncon me emra

Vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 11 majit, deputeti dhe drejtuesi i PD-së në qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, ka ngritur akuza të rënda ndaj zyrtarëve të Partisë Socialiste, duke përmendur me emra individë që sipas tij janë përfshirë në tentativa për blerje votash në zonën e Fierit.

Në një postim në rrjetet sociale të titulluar “Vota jote nuk ka çmim”, Bardhi ka akuzuar publikisht Ceno Klosin, Darli Hoxhën dhe Lulzim Morinën, të cilët i cilëson si “terroristë elektoralë” të ministres Belinda Balluku

Sipas tij, këta individë po tentojnë të blejnë dinjitetin e qytetarëve në Frakull dhe Dërmenas, duke përdorur para të korrupsionit dhe burime financiare të dyshimta.

“PD do të fitojë, sepse qytetarët e përbuzin varfërimin me qëllim blerjen e dinjitetit të tyre në zgjedhje. Terroristët elektoralë… do të dështojnë me sukses të plotë,” – shkruan Bardhi.

 

 

Ai shtoi se çdo person i përfshirë është tashmë i identifikuar dhe kallëzuar pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Megjithatë, për shkak të ruajtjes së sekretit hetimor, nuk janë bërë publike të gjitha detajet e çështjes.

Në fund të deklaratës së tij, Bardhi lëshoi edhe një paralajmërim politik e ligjor:

“Belinda do t’ju marrë me vete! Ajo në Pojskë, ju në burgun e Fierit!”

Advertisement