Connect with us

Politike

“Fyti i Bari Falliut dhe kazani i Albana Saliut” – Edi Rama thirrje qytetarëve të Tiranës

Kryesocialisti Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbyllje të fushatës së PS në Tiranë, u shpreh se Partia Socialiste do të ulë Shqipërinë në tryezën e familjes së madhe europiane.

Kreu i qeverisë i cili kërkon një mandat të katërt, u shpreh se Partia Socialiste ka ndryshuar rrënjësisht Shqipërinë ndërsa shtoi se PS i ka dhënë kohës ngjyrat e flamurit tonë kombëtar.

“Disa thonë se kam lindur me fat, disa thonë se ndryshimin epokal që ne kemi sjellë në Shqipëri, e cila sot mund të krahasohet me 12 vite më parë po aq sa mund të krahasohet dita me natën, e ka sjellë koha. Koha sjell njerëzit dhe njerëzit bëjnë ndryshimin. Nuk e ka sjellë koha ndryshimin që ne kemi sjellë dhe do sjellim deri në fund duke e ulur Shqipërinë si zonjë në sallonin e të zotëve të shtëpisë së Europës së bashkuar. Ne i kemi dhënë kohës ngjyrat e flamurit tonë kombëtar.”-tha Rama.

Kreu u qeverisë, i bëri thirrje dhe demokratëve që më 11 Maj të mendojnë më shumë për Shqipërinë në BE sesa për rrugicën e pashtruar të fytit të Bari Falliut apo kazanin e mbingarkuar të gurmazit të Albana Saliut.

“O tirons demokrat, si të kom? Të dielën duhet të menosh më shumë për Shqipërinë në BE sesa për rrugicën e pashtruar të fytit të Bari Falliut apo kazanin e mbingarkuar të gurmazit të Albana Saliut.

Tiranasit të lëkundur i them se ke mllef e shpoti, nuk gjen dot asnjë shenjë për mbarësi por duhet të mendosh më shumë për pasaportën europiane të familjes tënde sesa partitë me gjasme të rinj.

Tirana e gjitha duhet të mendojë të dielën për blunë e Europës dhe kuqezinë e Shqipërisë dhe jo për llogoret partiake apo për bojën e flamurit të partisë së njonit apo të tjetrit siç themim ne katunarët e Tironës nga Mali i Dajtit.

Tirana duhet të ma besojë dhe një gjë, që kur ka ardh dita që Kamza e arratisur nga këneta do ta sjellë në pako pjesën e vet për të 19-in, atëherë Tirona s’ka kuptim që mos ta paketojë të 20-in, a m’kuptoni apo s’më kuptoni.

O tironsa, a më merrni vesh apo s’më merrni vesh. Ky rrugëtim nëpër Shqipëri ka qenë i bukur, i qetë, pozitiv, nuk ka patur ndotje të mëdha akuzstike apo pamore përveç grumbujve me leshterikë të kënetës nëpër sheshet e qyteteve, apo grushtave e shqelmeve të tyre mes veti.”-tha Rama.

Advertisement