Connect with us

Aktualitet

Pjesëmarrje e ulët, mbyllet orari zyrtar i votimit

Ka përfunduar në orën 19:00 orari zyrtar i procesit të votimit për zgjedhjet parlamentare në të gjithë vendin.

Deri më tani rezulton një numër i ulët i pjesëmarrësve të zgjedhësve, ku sipas shifrave të përditësuara të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në rang qarku është 41.37 %, por që nuk janë sjelë të dhënat e të gjitha qendrave të votimit.

Gjithsej kanë votuar deri më tani 1 075 403 zgjedhës, ndërkohë që në total kanë qenë 3 713 761 shtetas shqiptarë me të drejtë vote.

Vlen të theksohet fakti se në zgjedhjet e vitit 2021 votuan 1.67 milionë shqiptarë ose 46.3% e votuesve.

Vijon…

Advertisement