Politike
Petraj: Situata e opozitës katastrofike, nuk do ti njohin zgjedhjet

Ndërsa vijon procesi i numërimit të votave të 11 majit, avokati Edmond Petraj, duke komentuar konfigurimin e deritanishëm të rezultateve, e cilësoi si katastrofike situatën për opozitën.
Sipas tij, edhe pas konsumit të tre mandateve nga qeverisja Rama, opozita nuk arriti të frymëzojë qytetarët dhe të marrë mbështetje, duke i dhënë mazhorancës një fitore të thellë për mandatin e katërt.
Sipas avokatit, opozita nuk do t’i njohë zgjedhjet dhe do të fillojë betejat dhe debatet, duke u fokusuar në këtë pjesë dhe duke dhënë argumentet e saj për mosnjohjen e zgjedhjeve.
“Që të fitojë Rama me një thellësi të jashtëzakonshme pas tre mandatesh, me një konsum, me një pjesë të goditur të strukturave dhe personazheve të PS-së, dhe opozita nuk arrin të fitojë — është katastrofë, të themi atë që është. Dhe tani do kemi anomali pas zgjedhjeve, do kemi mosnjohje të rezultatit dhe në këto dy vite që vijnë do jemi me këtë problematikë, ku opozita do shkojë në parlament, pastaj nuk do shkojë, do fillojnë ato betejat, ato debatet… Një vit, dy vjet me këto gjëra do merret Shqipëria”, tha Petraj

