Politike
Vota e Diasporës/ Rreth 2 mijë zarfe të dëmtuara, pritet një vendim për to

Për herë të parë Diaspora mori pjesë në votime, por ka pasur jo pak probleme që ardhjen e zarfeve e pastaj numërimit të tyre, një proces që po vijon në Parkun Olimpik.
Problematika kryesore lidhet me zarfet e ardhura nga Greqia, që me një vendim të KAS duhej të numërohen ashtu si të tjerat, por për momentin ende nuk ka nisur zbatimi i vendimit dhe kjo pritet të ndodhë vetëm ditën e nesërme
2000 zarfe janë me probleme dhe ato do të rishikohen në fund të procesit. Ndërkohë kompania e postës DHL hedh poshtë pretendimet e PD për ndërhyrje në procesin dërgimit dhe ardhjes së zarfeve.
Sa i përket numërimit, janë numëruar rreth 1/3 e votave të Diasporës, 63082 nga 194889 në total. PS kryeson me 53.72%, ndjekur nga PD-ASHM me 28.99%. Nisma-SHB forcë e tretë me 8.37%, por që ende nuk po ndikon për të marrë një mandat të dytë në rang kombëtar.

