Kosova
Selimi: Liderët e mëdhenj botërorë uruan Ramën por askush nga Kosova, s’është befasi

Ish-kryediplomati Petrit Selimi ka reaguar pasi shumë liderë të mëdhenj botërorë e kanë uruar Edi Ramën pasi fitoi një mandat tjetër.
Selimi në një shkrim në rrjetin social “X”, ka thënë se është interesante të shohësh se si asnjë lider Kosovar nuk e ka bërë ende një gjë të të tillë.
Megjithatë, sipas tij, nuk është befasuese duke parë “mungesën e lidershipit që po dëshmohet në Kosovë”.
“Fitore historike”…është interesante të shohësh të gjithë liderët e mëdhenj botëror duke uruar Edi Ramën, por asnjë lider kosovar s’e ka bërë këtë. Nuk është befasuese, duke parë mungesën e lidershipit që po e shohim në Kosovë, por megjithatë interesante” – ka shkruar ai, duke shpërndarë urimin e kryeministrit britanik, Keir Starmer.
Theksojmë se numërimi i votave në Shqipëri, tashmë po shkon drejt kutive të fundit, kanë mbetur për t’u numëruar edhe 12 kuti me votat brenda Shqipërisë.
Bazuar në rezultatet e deri tashme, Edi Rama ka 52.16 për qind apo rreth 733 mijë vota.
Kurse, Sali Berisha 481 mijë vota, apo 34.26 për qind.
Dallimi mes Ramës dhe Berishës aktualisht, është rreth 250 mijë vota.

