Aktualitet
Mori peng 29-vjeçaren dhe e kërcënoi, arrestohet autori (Emri)

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me rrëmbimin e një 29-vjeçareje në Tiranë. Bëhet e ditur se autori Jurgen Shima ishte njohur me 29 vjeçaren në rrjetet sociale dhe e kishin lënë për t’u takuar. Siç raportohet ata janë takuar në Tiranë dhe konsumuan darkë, më pas djali e ka ftuar për në shtëpinë e tij, por 29 vjeçarja nuk ka pranuar.
Gjitthashtu pa vullnetin e saj ai e çuar në Lushnjë me makinën e tij dhe gjatë rruges vajza ka tentuar disa herë të hidhet nga makina dhe ai e ka qëlluar me shpullë. Kur vajza ka refuzuar ashpër shoqërinë e tij e ka kthyer në Tiranë dhe e ka lënë jashtë banesës së saj.

