Connect with us

Politike

Garë deri në votën e fundit! Betejë e ashpër mes Alimehmetit dhe Tabakut për një vend në Kuvend

Gara mes kundërshtarëve është e fortë, por më e fortë është lufta mes llojit! I tillë është rasti i dy kandidatëve të Partisë Demokratike në listën e hapur të qarkut të Tiranës. Mjeku Ilir Alimehmeti dhe deputetja Jorida Tabaku janë në një betejë të “ashpër” (vetëm me vota) për të zënë një vend në Kuvendin e Shqipërisë. Herë dikush del i pari, herë tjetri. Por votat ende po numërohen.

Tani, janë numëruar 466/1282, kuti të votave preferenciale për qarkun e Tiranës. Nga të gjitha votat e numëruara, Tabaku ka marrë 6428 vota, ndërsa mjeku Alimehmeti ka siguruar 6357 të tilla.

Garë deri në votën e fundit! Betejë e ashpër mes

Por gjithashtu duhet që të theksohet se ende nuk ka nisur numërimi i votave të Diasporës për kandidatët në listët e hapur. Në këto kushte, duket se gara është e hapur deri në fund! Por vetëm njëri do të jetë deputet për legjislaturën e re të shtatorit.

Advertisement