Connect with us

Politike

Numërimi i votave/ Të burgosurit te 313-ta të kënaqur me Ministrin e Brendshëm, ja ku renditet Meta

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka rezultuar më i preferuari mes të paraburgosurve te 313-ta. Hoxha ka marrë numrin më të lartë të votave nga të dënuarit, duke siguruar 92 të tilla. Edhe Ilir Meta, kryetari i Partisë së Lirisë, është renditur i dyti më i votuar në burgun 313, me 58 vota.

Kjo ka nxitur aludime për një “fushatë nga qelia”, duke sjellë në vëmendje mbështetjen që disa figura politike vijojnë të gëzojnë edhe mes personave nën hetim apo të dënuar. Në listën e më të votuarve nuk mungon dhe emri i Ermonela Felajt apo dhe Olta Xhaçkës.

Numërimi i votave/ Të burgosurit te 313-ta të kënaqur me

Advertisement