Politike
Celibashi zbulon numrin e votave të pavlefshme: 55 mijë vota të pavlefshme, ka dokumentacion të parregullt

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, ka shpjeguar problematikën e fundit të numërimit, sidomos votës e ardhur nga Greqia, me ardhjen kryesisht të zarfeve, që ka pasur problematikën e vet.
Sipas Celibashit, 9 kuti janë të parregullta. Ka dokumentacion jo të rregullt të ardhur nga jashtë. Ka pasaktësi për 109 fletë votimi. 55.519 vota të pafleshme në total. Disa votues nga jashtë nuk kanë dorëzuar zarfin B, vetëm atë A.
Janë 1 462 352 fletë votimi të gjetura në kuti, Janë 1 462 461 numërimi votuesve të shënuar në proces verbale që komisionerët e qendrave të votimin kanë përpiluar, ka një diferencë me 109 fletë mes tyre. Mes numrit të zgjedhësve dhe numrit të fletëve të votimit. Jemi duke bërë verifikimet se ku është gabimi në të gjithë territorin. Është i atyre që kanë mbyllur procesverbalin apo të atyre të numëruesit kur kanë hedhur të dhënat
Nga 1 462 352 fletë votimit të gjendura në kuti, 1 460 833 janë vota vë vlefshme dhe 55 519 janë të pavlefshme. Janë vetëm 9 kuti të parregullta që ka rezultuar nga procesi i vlerësimit, 7 të tilla janë shpallur që në momentin e dorëzimit, ndërsa 2 janë kontestuar të tilla, na KZAZ pasi marrjes së kutive në dorëzim. Nga votat e diasporës, deri tani 159 921 vota të vlefshme, ndërsa 1666 vota të pavlefshme deri më tani.
Procesi është tepër i ngarkuar, shpresojmë që deri të dielën të ketë mbaruar i gjithë numërimi dhe të jetë shpallur rezultati edhe për listat e hapura.
vijon…

