Connect with us

Politike

SPAK i sekuestron telefonin Elvis Roshit, dyshohet për krime zgjedhore

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, i është sekuestruar telefoni ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi, si i dyshuar për krime zgjedhore. Burime nga hetimi bëjnë me dije se, megjithëse janë ndërmarrë këto veprime procedurale, aktualisht ndaj Rroshit nuk është vendosur asnjë masë sigurie.

Operacioni është zhvilluar në qytetin e Kavajës dhe është shoqëruar me kontrolle të tjera në disa ambiente dhe persona të tjerë dyshohet se janë në hetim. Në total janë sekuestruar tre aparate celularë, që mendohet të kenë rëndësi për çështjen.

Hetimet po ndiqen nga prokurori i posaçëm Edvin Kondilli dhe janë realizuar nga strukturat e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), me mbështetjen e Policisë së Shtetit.

Mësohet se përveç Elvis Rroshit, i janë sekuestruar telefonat disa pjesëtarëve të fisit Rroshi.

Advertisement