Connect with us

Kronike

Plagosje me armë zjarri/ I riu qëllohet me armë zjarri në këmbë (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur Tiranën gjatë natës që sapo lamë pas, ku një person është plagosur me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Komunës së Parisit në kryeqytet.

U raportua se i plagosur ka mbetur Kristjan Kaçorri 28 vjeç, i cili ka marrë një plumb në kofshë, pa pasoja të rënda për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në një kioskë tek “Lulishtja” në Komunë të Parisit. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. I plagosuri është dërguar në Spitalin e Traumës.

Advertisement