Shkrime
Blerja e votës, ‘humbja’ e opozitës dhe sufllaqexhinjtë e shitur te Edi Rama

Ekspertja e Ekonomisë Brisida Shehaj ka treguar qëndrimin e saj në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri, duke veçuar votën e Diasporës, ku sipas rezultateve të derimëtanishme kryeson Partia Socialiste me një numër votash më shumë se dyfishin e Partisë Demokratike.
Shehaj fillimisht e quan këtë proces një farsë por në pritje të përfundimit të tij, ka ndarë me opinioin publik çfarë u pa në këto zgjedhje në lidhje me votimin nga jashtë.
Ekspertja Shehaj ngre pikëpyetjen se rezultati që shohim sot nga PS a është vërtetë vota e Diasporës apo edhe Diaspora e shiti votën e saj?
Këtë pyetje ia drejton bashkëthemeluesit e bashkëpresidentit në Diasporë për Shqipërinë e Lirë, Florian Haçkajt.
Sipas Shehajt ajo që është konstatuar nga takimet me miq, familjarë dhe shoqëri që jetonin jashtë vendit ishin pallavrat se sa të mbaruar ishin shqiptarët në Shqipëri që shisnin votën pasi nuk kishte shanse që kjo të ndodhte me emigrantët shqiptarë që jeton jashtë, pasi Diaspora pretendonte se nuk e shiste votën.
Si rrjedhojë, këto konstatime e çojnë eksperten e Ekonomisë në dy variante, të cilat ia ofron Diasporës ta ndajë, vota e tyre u vodh apo emigrantët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit rezultojnë të jenë më sufllaqexhinj më keq se në Shqipëri.
“Ende pres përfundimin e këtij procesi farsë për të thënë dhe unë mendimin tim për pozitë dhe opozitë.
Por sot kam një pyetje për Florian Haçkaj a është kjo vota e diasporës? Se na iku zëri duke bërtit pro votës së diasporës.
A e shiti diaspora votën i dashur Flor?
Se në çdo takim me miq familjar shoqëri që jeton jashtë dëgjonim pallavrat se sa t’marum ishin shqiptarët këtu që shisnin votën se me emigrantët nuk ndodhte…
Tani të gjithë ju që më ndiqni ma ndani diaspora:
1-U vodh
2-Janë sufllaqexhinj më keq se këta në Shqipëri
Më ndihmoni se nuk po kuptoj më, e pastaj do merrem dhe unë të shaj opoziten se nuk ishte e aftë të gjente sufllaqexhinjtë brenda dhe jashtë vendit”, shkruan Shehaj.

