Connect with us

Kosova

Fusni duart në Ballkan e veçmas në Kosovë/ Presion mbi qeverinë e re gjermane

Bashkëpunëtori i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin, Bodo Weber, ka vlerësuar se qeveria e re e Gjermanisë duhet të bëjë një kthesë të forte strategjike në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe sipas tij, për këtë veprim nevojitet guxim, si dhe ndërprerje e marrëdhënieve të CDU-së me ‘Partinë Progresive’ që është në pushtet në Serbi.

“Pyetja tani është nëse qeveria e re gjermane do këmbëngulë në implementimin e marrëveshjeve të papërmbushura dhe a do ketë guxim të nxisë një rinisje të thellë të dialogut, për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare. Kjo do të kërkonte një kthesë të fortë strategjike të politikës së BE-së ndaj Serbisë, duke mos e trajtuar regjimin e presidentit Aleksanër Vuçiç si partner vlerash” – deklaroi Weber

Sipas tij, plani për iniciativën franko-gjermane u bë me një vullnet të pamjaftueshëm politik dhe “Duke vazhduar politikën e dështuar të pajtimit ndaj regjimit të Vuçiçit. Rezultati ishte shembja e dialogut dhe dy marrëveshje që, në fakt, nuk ekzistojnë”.

Ndër të tjera, Bashkëpunëtori i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit në Berlin, ka kërkuar që Gjermania të marrë përsëri rolin udhëheqës në politikën e Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor, “Në mënyrë që të ndihmojë në krijimin e një politike strategjike për rajonin – diçka që BE-së i ka munguar për më shumë se dy dekada – përfshirë edhe nevojën urgjente për të bërë kthesë ndaj Serbisë dhe një qasje më politike ndaj krizës në Bosnje Hercegovinë”.

 

Advertisement