Connect with us

Kosova

Ndërroni lojtarin, ka dështuar/ Aludimi i Rohde për ngërçin politik dhe Albulena Haxhiun

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, duke komentuar çështjen e dështimit të konstituimit të Kuvendit të Kosovës për të 17-të me rradhë, i pyetur se çfarë duhet të bëhet në këtë situate ngërçi në të cilën gjendet vendi, mori një shembull interesant, duke e ndërlidhur situatën politike me një lojë futbolli.

“Edhe në një lojë futbolli, nëse dështon, duhet të ndërrohet lojtari”, u shpreh shkurt Rohde, duke iu referuar dështimit të candidates se propozuar nga Levizja Vetevendosje, Albulena Haxhiut për të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur kryeparlamentare.

Kujtojmë se ditën e shtunë deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan në konstituimin e legjislaturës së nëntë edhe pasi lideret e partive politike zhvilluan takime me presidenten Vjosa Osmani per te gjetur zgjidhje te pranueshme nga te gjitha palet.

Presidentja Osmani tha se konstituimi i Kuvendit duhet të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi pasojat kryesore nga ky zhbllokim po i bartin qytetarët.

Sipas saj, moskonstituimi i Kuvendit po zvarrit në mënyrë të panevojshme procesin e disbursimit të mjeteve financiare nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, ku Kosova pritet të përfitojë rreth 900 milionë euro.

 

Advertisement