Connect with us

Politike

Vota e diasporës/ Celibashi: Janë 50 mijë fletë për t’u numëruar, 2 mijë të pavlefshme

Kryekomisioneri i KQZ Ilirjan Celibashi ka dalë këtë të hënë në një deklaratë për mediat, në lidhje me vijimësinë e procesit të numërimit të fletëve të votimit për diasporën. Celibashi tha se nga diaspora kanë mbërritur 201795 fletë votimi, nga të cilat 1971 kanë qenë të pavlefshme.

Sa i përket mbërritjes së zarfeve nga diaspora, kreu i KQZ ka njoftuar se 353 zarfe të DHL, por nuk kanë ardhur përmes rrugës normale, por kanë ardhur përmes një shërbimi postar tjetër, përfshirë edhe postën shqiptare.

Ilirjan Celibashi: 201795 është numri i fletëve të votimit të vlerësuara, prej të cilave 199 824 janë fletë votimi të vlefshme. 1971 janë të pavlefshme. Për ta kuptuar më qartë janë 201 795 votues nga jashtë. Pra po të vëreni dhe ta konstatoni pasi të mbarojmë bashkëbisedim nga numri total i zarfeve postarë të mbërritur në KQZ, janë 110, janë shqyrtuar 95 apo 98, ka kuptim logjik. Nga kjo e tërë e shqyrtuar kanë rezultuar numër pak më i vogël fletësh votimi që iu janë nënshtruar procesit…dhe tani po vazhdon vlerësimi i fletëve të votimit për kandidatët. Këto fletë votimi janë duke u rivlerësuar vetëm për kandidatët. Janë përjashtuar fletët e votimit që ka vota vetëm për partitë politike, dhe po vlerësohen vetëm ata që kanë pasur votë për kandidatët. Janë 107 zarfe nga 353 që KQZ i ka marrë në shqyrtim dhe i ka vlerësuar. Të 353 zarfet e mbërritur janë zarfe të DHL, por nuk kanë ardhur përmes rrugës normale, por kanë ardhur përmes një shërbimi postar tjetër, përfshirë edhe postën shqiptare. 6 zgjedhës e kanë dorëzuar personalisht. Kurse 347 kanë ardhur me postë tjetër. Ne i kemi ofruar zgjedhësit që dërgimi i zarfit të bëhet përmes një operatorit të përzgjedhur nga ne që nuk kishte kosto.

Advertisement