Politike
Berisha kaloi për gjykim/ Gjokutaj akuzon Ramën: Nëpërmjet agjencisë së tij, GJKKO e çoi këtë çështje në gjyq

Avokati i kryedemokratit Sali Berisha ka deklaruar se vendimi i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të kaluar për gjykim dosjen “Partizani” është diktuar nga kryeministri Edi Rama. Në një prononcim para mediave, pas dhënies së vendimit, Gjokutaj tha se Irena Gjoka nuk ka pasur kushtet për të qenë gjyqtare dhe se do të kishte bërë mirë që të ishte larguar, pa e hequr.
Sipas Gjokutaj, e gjithë kjo çështje është një paligjshmëri që po mban dhëndrin e Berishës, Jamarbër Malltezi në “arrest shtëpie” dhe kryedemokratin Berisha në masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”. Ai shtoi se bashkë do të gjejnë një alternativë tjetër dhe se kryedemokrati do të jetë në dispozicion të drejtësisë për të gjitha seancat ku do të jetë e nevojshme prania e tij.
Fjala e Gjokutajt:
Paraqitëm kërkimin për pavlefshmëri të të gjitha akteve të Gjokës gjatë hetimit paraprak. S’ka pasur kushtet për të qenë gjyqtare, vendimet e marra prej saj kanë qenë të pavlefshme. Kjo gjyqtare rrëzoi kërkesat pa argumentuar. Gjyqtarja vendosi ta kalojë për gjykim. Kjo gjyqtare ne të njëjtat kushte në rastin Dako e ka thyer për plotësim hetimi pa kërkesë të palës, ndërsa në rastin konkret e kaloi për gjykim. Kjo paligjshmëri po mban Malltezin prej 2 vitesh në arrest shtëpiak dhe Berishën. Rama nëpërmjet agjencisë së tij, GJKKO e realizoi për ta çuar këtë çështje në gjyq. Së fundmi Gjykata e Lartë ka hapur një praktikë dhe thotë se seanca e parë nuk mund ta pushojë çështjen, a thua se ne nuk e dinim këtë dhe ligjvënësi nuk e ka pasur parasysh. Këto janë metastazat që janë kapur këtë sistem. Ky është më shumë se një citim nenesh, që është për studentët jo për ne. Do hidhet shorti thoshte, vetëm që do bjerë shi apo do të jetë diell nuk na tha.
Nuk kemi kërkuar gjykim të shkuartuar sepse mungon fakti penal nuk kemi çfarë të shkurtojmë apo zgjasim. Nuk mundet të pranosh gjendjen e akteve me akte të pavlefshme apo papërdorshme në to. Kjo gjykatë këtë bërë, vlerësoi këto akte dhe i bëri të ligjshme. Çështja e gjykimit të shkurtuar është mbyllur në këtë seancë. Pa u bërë këtu nuk mundet të ngrihet si kërkesë në themel. Do të ecet me gjykim të zakonshëm. Gjyqtarja duhet të kishte dhënë një shpjegim të saj, ose të ishte larguar, sepse ajo do të largohet, por është më mirë kur ikën me këmbët e tua se sa kur të heqin. Do të na duhet të gjejmë një metodë alternative, të paprovuar. Është e tmerrshme të vish në gjykatë, të dish punën tënde dhe të dish edhe vendimin që do të merret. Berisha do të jetë prezent në seancat e domosdoshme, por do të vendoset rast pas rasti.

