Connect with us

Kosova

Filxhani me kafe që ngriti pluhur në Prishtinë/ Takimi aksidental i Gjuriçit me Nexhmedin Spahiun

Fotografia e takimit midis shefit të diplomacisë serbe Marko Gjuriç dhe profesorit opinionist nga Kosova Nexhmedin Spahiu, ka ngritur pluhur teorish në mediat e Prishtinës. Por Spahiu tha se e njeh Gjuriç prej më shumë se dhjetë vitesh dhe se në takim ata diskutuan problemet që ekzistojnë në Ballkan dhe dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Profesori nga Kosova tha se e priste që takimi do shkaktonte turbullira në Prishtinë dhe gjithashtu u shpreh se e konsideron politikanin si më largpamësi në qeverinë serbe.

Gjuriç nga ana tjetër u deklarua se me Spahiun diskutuan mënyrat për të kapërcyer tensionet dhe për të përmirësuar marrëdhëniet ndëretnike.

Duke komentuar takimin ne Beograd, Dushan Janjić, themelues i Forumit për Marrëdhënie Etnike, u shpreh se asgje nuk ka qene e rastesishme…

Janjić tha se Marko Gjurić ka dashur të dërgonte një mesazh teksa pinte kafe me Spahiun, se Beogradi zyrtar është gati për dialog. Por ne situaten kur ne Kosove duket e larget krijimi I qeverise se re, dërgimi i këtij mesazhi tani është një lloj cinizmi dhe gjithashtu eshtë i papërshtatshëm.

Janjic theksoi se keqpërdorimi i imazhit të profesorit nga Kosova, po kompenson dështimin në dialog, ku, sipas tij, përgjegjësi ka edhe Marko Gjuriq.

Advertisement