Aktualitet
GJKKO godet Berishën, Goditje fatale për PD, Berisha merr vendimin e fortë

Në emisionin “Jashtë Kontrollit”, u diskutua vendimi i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për të dërguar për gjykim dosjen e njohur si “Partizani”, ku të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
Berisha akuzohet për “korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, ndërsa Malltezi për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Sipas raportimeve, Berisha dyshohet se ka ushtruar presion përmes kontrolleve administrative ndaj strukturave shtetërore për të përshpejtuar procedurat e privatizimit të kompleksit “Partizani”, duke favorizuar dhëndrin e tij, i cili përfitoi 5.4 milionë euro.

