Connect with us

Aktualitet

Tronditëse/ 54 vjeçarja kërkoi ngushtimin e stomakut, humb jetën papritur në sallën e operacionit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një grua 54-vjeçare ka humbur jetën gjatë një ndërhyrjeje kirurgjikale në një klinikë private.
JOQ ALBANIA ka mësuar se mjeku që ka kryer këtë ndërhyrje quhet Ilir Shani, ish-shef i shërbimit të Kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe pronar i klinikës private ‘Villa Alba’ ku ka ndodhur ngjarja tragjike.
Sipas burimeve, gruaja 54-vjeçare ka qenë duke kryer një ndërhyrje për ngushtimin e stomakut, kur gjendja e saj është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë.
Lidhur me këtë ngjarje, policia ka proceduar në gjendje të lirë mjekun Ilir Shani i cili akuzohet për veprën “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.
Sipas njoftimit të policisë, autoritetet kanë nisur një procedim penal ndaj mjekut Ilir Shani, i cili po kryente operacionin në momentin e incidentit.
Për momentin, hetuesit po shqyrtojnë shkaqet e vdekjes dhe po mbledhin prova për të përcaktuar përgjegjësinë e tij, por banorët e Durrësit janë të tronditur nga kjo ngjarje pasi doktori Ilir Shani është denoncuar edhe më parë për shërbimet private që ofron në klinikën e tij.
Advertisement