Connect with us

Aktualitet

EMRI/ Grabiti 4 biznese brenda natës, në pranga 28-vjeçari

Një 28-vjeçar është arrestuar pasi kreu vjedhje në 4 subjekte tregtare brenda një nate në Fier. Në njoftimin e policisë thueht se pas provave të siguruara dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, u finalizua operacioni policor i koduar “Four”, si rezultat i të cilit u arrestua Ysen Driza, 28 vjeç, banues në Radostinë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se më datë 19.04.2025, ai ka vjedhur me thyerje, në 4 subjekte tregtare në qytetin e Fierit, shuma parash dhe 2 aparate celularë. Gjithashtu mësohet se 28-vjeçari është me precedent kriminal në fushën e vjedhjes si edhe i dënuar më parë për veprimtari të paligjshme në fushën e narkotikëve.

Njoftimi:

Zbardhen 4 vjedhje në subjekte tregtare të kryera brenda një nate në Fier. Identifikohet, lokalizohet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i këtyre vjedhjeve. 28-vjeçari me precedent kriminal në fushën e vjedhjes si edhe i dënuar më parë për veprimtari të paligjshme në fushën e narkotikëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në kallëzimet e disa qytetarëve, për vjedhje në subjektet e tyre tregtare gjatë natës së datës 19.05.2025, kanë organizuar punën për zbardhjen e tyre, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Si rezultat i një pune profesionale hetimore të kryer, pas provave të siguruara dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, u finalizua operacioni policor i koduar “Four”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi Ysen Driza, 28 vjeç, banues në Radostinë. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, më datë 19.04.2025, ka vjedhur me thyerje, në 4 subjekte tregtare në qytetin e Fierit, shuma parash dhe 2 aparate celularë.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Advertisement