Politike
“Më ka zënë belaja me kolegët”/ Rama: Më pyesin ‘si i more 4 mandate

Edi Rama, në një intervistë me Richard Attias, një prej organizatorëve të Forumit Ndërkombëtar FII që u mbajt në Tiranë, ka folur edhe për rizgjedhjes për herë të katërt në krye të qeverisë, madje më 11 Maj fitoi edhe me një rezultat ku mori 83 mandate.
Duket se kjo gjë ka habitur edhe lideerët e BE-së, pasi vetë Rama gjatë intervistët u shpreh se e ka zënë belaja me kolegët që e pyesin se si arriti t’i fitojë 4 mandate. Sipas Ramës, kolegëve u është përgjigjur se fiton, pasi nuk është një socialist i mirë.
“Kryeministër, pak ditë më parë, ju u rizgjodhët për mandatin e katërt me radhë, që është historike për Shqipërinë. Cilat do jenë tri përparësitë kryesore tuajat për këtë mandat?”, iu drejtua intervistuesi.
“Së pari, më duhet të ndaj me ju që jam zënë paksa në bela me kolegët socialistë, sepse kur dikush më pyeti, “si është e mundur që je socialist, ke fituar katër mandate?”,”- deklaroi Rama.
Ndërsa shtoi: “Çfarë do iu thoshe të tjerëve?” I thashë: “Dëgjo, nuk di ç’të të them. Ndoshta fitoj, sepse nuk jam një socialist i mirë.” Tani që flasim, tri gjërat kryesore për ne janë BE-ja, BE-ja, BE-ja. Dritarja e mundësisë është hapur. Është shumë e trishtë që na duhej Putini, që kjo dritare mundësie të hapej, sepse ishte agresioni i tij kundër Ukrainës që i zgjoi të gjithë nga gjumi dhe e ktheu në veprim mesazhin përherë shumë të qartë, por vetëm me fjalë, se një ditë, Europa do të jetë e bashkuar. Unë shpresoj që edhe zgjedhja e Donald Trump-it do ta shtyjë Europën të kthejë në veprime gjërat e duhura. Nëse ne ia dalim, atëherë katër mandatet do t’ia kenë vlejtur.”

