Kronike
Vetëflijimi i gruas me tre fëmijët/ Dënohet me katër vite burg bashkëshorti i viktimës Alma Arrazit, ushtronte dhunë…

Erdgys Arrazi, bashkëshorit i Alma Arrazit që u mbyt me tre fëmijët në lumin Buna është dënuar me katër vite burg. Erdgys Arrazi akuzohet se ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike.
Gjyqtari i Shkodrës, Orgent Nazaj ka deklaruar fajtor dhe dënuar me 6 vite burgim Arrazin, për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ky dënim është ulur me 2 vite, duke dënuar Arrazin përfundimisht me 4 vjet heqje lirie.
Si ndodhi ngjarja?
Nëna Alma Arrazi dhe 3 fëmijët e saj janë mbytur në lumin Buna, për shkak të dhunës barbare që këta pësonin nga bashkëshorti dhe babai Ergus Arrazi. Kjo bindje ka ardhur pas pamjeve të marra nga kamerat e sigurisë së një biznesi që kanë fokusuar nënën dhe tre fëmijët e saj të mitur disa ditë më parë, në një orar pas dreke. Fillimisht u gjet trupi i pajetë i vajzës 9-vjeçare, më pas i vajzës së dytë, ndërkohë që më pas është gjetur dhe trupi i djalit dhe i nënës 39-vjeçare Alma Arrazi. Po ashtu bëhet me dije se janë marrë dhe po merren në pyetje familjarë të nënës 39-vjeçare, Alma Arrazi të cilët thonë se gruaja dhunohej sistematikisht, ndësa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të disa bizneseve për të parë lëvizjet e fundit të nënës me 3 fëmijët, për të verifikuar dhe nëse ishte e vetme me ata.

