Connect with us

Kosova

Po riatdhesohen! Media gjermane: Janë kthyer mbrapsht 70 persona nga Kosova e Shqipëria!

Shqiptarët nuk i kanë shpëtuar përpjekjeve të ekzekutivit të ri gjerman për të shtuar nivelin e riatdheshimeve. Media e njohur gjermane, “Welt” ka publikuar deklaratën e Günter Krings, zëvendëskryetar i grupit parlamentar të CDU/CSU, i cili ka bërë thirrje për shtimin e fluturimeve të tilla.

“Kjo është më shumë sesa një simbol,”-tha ai për median “Welt“, duke shtuar se këto fluturime duhet të intensifikohen.

“Ne kemi nevojë për më shumë fluturime dhe masa deportimi të tilla, sepse ligji i azilit ka dy anë: Ne duam t’u japim mbrojtje atyre që kanë nevojë për të – por edhe të deportojmë ata që nuk kanë nevojë për këtë mbrojtje ose që e kanë humbur atë duke kryer akte dhune.”

Po ashtu, zyrtari i lartë shtoi se: Ne gjithashtu duhet t’ua bëjmë të qartë njerëzve se ata që duhet dhe mund të largohen nga vendi, nuk ka përse të presin të njëjtin nivel mbështetjeje nga shteti gjerman.

Një avion i nisur nga aeroporti Hannover-Langenhagen të hënën drejt Prishtinës dhe Tiranës, thuhet se transportonte rreth 70 persona të dëbuar, përfshirë dhe të dënuar për krime të ndryshme.

Advertisement