Connect with us

Politike

Janë mbushur kutitë me fletë jo zyrtare/ Këlliçi: KQZ është kthyer në repartin ushtarak të Edi Ramës

Deputeti i zgjedhur për Qarkun e Tiranës i PD, Belind Këlliçi tha se KQZ institucioni që duhet të ishte garantori i mbarëvajtjes së zgjedhjeve në Shqipëri, sipas tij, është kthyer në një repart ushtarak të qeverisë.

Këlliçi theksoi se në zgjedhjet e 11 majit kutitë e votimi janë mbushur me fletë jo zyrtare, ku sipas tij, këto favorizonin vetëm PS.

Kjo shkon paralel me denoncimin tonë, për sa i përket fenomenit me trenit bullgar dhe futjes brenda të kutive të votimit të fletëve të cilat nuk kanë qenë fletë zyrtare të procesit elektoral. Dhe pjesa tjetër e atij denoncimi që ne kemi bërë publik, që kemi dyshime shumë të forta të bazuar në prova dhe fakte. Të cilat tregojnë nxjerrjen jashtë të një sasie të madhe të fletëve të votimit dhe përdorimi të vulave të kopjuara, të personave që janë marrë me farsën elektorale në 11 maj. Për të mbushur kutitë me fletë votimi që nuk kanë qenë fletë zyrtare të KQZ. I prin këtij procesi dhe këtij denoncimi, ajo çfarë ka ndihur në shkollën Sami Frashëri ku unë personalisht live para media tuaj, që fatmirësisht jeni e vetmja që e pasqyroni asnjë media tjetër nuk ka ardhur. Kam denoncuar edhe fenomenin e fletëve me ngjyrë tjetër nga ngjyra standarte e fletëve të votimi në 11 maj. Ku janë përdorur fletë, ku në gjykimin e numëruesve vetë por dhe atyre të PS, pra le të marrim për një momentin, ku një nëmurës i PD ka interesin ta shpallë të pavlefshme një fletë që shkon kundër interesit të tij. Por kur dhe numëruesit e PS, bien dakord që ka fletë në kuti që nuk janë fletë origjinale dhe dukshëm dallohen që kanë tjetër ngjyrë dhe tjetër përbërje dhe tjetër material. Atëherë kemi të bëjmë me një rast flagrant të manipulimit të procesit dhe mbushjes së kutive me fletë, të cilat nuk janë fletë origjinale. Çuditërisht këto fletë janë prerë në favor të PS, dhe asnjë fletë në favor të PD-së. Kështu që nuk më bën përshtypje aspak kërkesa e fundit që ka bërë PD në KQZ. Ne do t’i shkojmë deri në fund të gjitha pretendimeve, ankesave, denoncimeve dhe të gjitha shqetësimeve që kemi marrë nga e gjitha trupa jonë elektorale. Të gjitha këto denoncimet që kemi bërë pra PD në KQZ, edhe pse sot KQZ është një repart ushtarak i qeverisë dhe drejtohet nga një ministër i ish-qeverisë Rama. Padyshim që ka një ndikim politik dhe është një mash e qeverisë. Si institucion që duhet të ishte garantori, i procesit të zgjedhor në Shqipëri. Prapa së prapë këto denoncime që ne bëjmë, nuk shkojnë pa u vënë re tek partnerët dhe miqtë tanë, puna që kemi bërë në Atixhan dhe Bregun e Fildishtë. Pavarësisht që mediat e majta janë çmendur me këtë histori, që e pasqyrojnë sikur ne kemi ardhur për t’ja paraqitur autoriteteve Afrikane këto denoncimeve. Nuk është kjo historia unë së bashku me zonjën Vokshi, edhe ajo në cilësinë e nënkryetares së të organizatës zyrtare të grave të partisë popullore të grave. Kemi ardhur në Adixhan për shkak se organizohet Ansambleja dhjetore IDC/CDI e cila është organizata më e madhe e spektrit të qendrës së djathtë në botë.” tha Këlliçi.

Advertisement