Connect with us

Bota

Tërmeti tmerron edhe Turqinë, humb jetën një 14-vjeçare pas atakut të panikut, 69 persona hidhen nga lartësia

Tërmeti me magnitudë 5.8 Rihter është ndjerë fuqishëm edhe në Turqi, teksa banorët i ka zënë në gjumë, rreth orës 2 të mesnatës. Ndërsa Greqia nuk raportoi lëndime në njerëz, në Turqi bilanci është tragjik.

Një 14 vjeçare raporton ‘Sabah’ ka humbur jetën si pasoje e një sulmi paniku gjatë tërmetit, ndërsa 69 persona kanë mbetur të plagosur, pasi janë hedhur nga lartësia për shkak të frikës. Lëkundjet kanë qenë tepër të forta, me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter dhe janë ndjerë kryesisht në Mugla, Izmir, Antalia, Aydın, Denizli dhe Manisa.

“Gjatë tërmetit në Fethiye, vajza jonë 14-vjeçare Afranur Günlü u dërgua në spital për shkak të një ataku paniku, por për fat të keq humbi jetën pavarësisht të gjitha ndërhyrjeve. Në Muğla dhe rrethet e saj, 14 nga 69 qytetarët tanë që u hodhën nga lartësitë për shkak të panikut u trajtuan në spital. U uroj shëndet qytetarëve tanë të prekur nga tërmeti. Zoti e ruajt vendin dhe kombin tonë nga fatkeqësitë”, ka deklaruar Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya.

Tërmet i fuqishëm në ishullin Rodos të Greqisë, banorët dhe turistët të tmerruar dalin në rrugë. Magnituda, 5.8 ballë
Një tërmet i fortë me magnitudë 5.8 ballë të shkallës Rihter ndodhi në orën 02:17 pas mesnatës me orën lokale, në zonën detare midis Rodosit dhe Turqisë. Mediat greke raportojnë se tërmeti ishte intensiv dhe zgjati shumë, por nuk raportohet për njerëz të lënduar, vetëm demë të vogla materiale. Menjëherë pas lëkundjeve, Departamenti i Zjarrfikësve të ishullit kreu kontrolle në pjesë të ndryshme të qytetit. Lëkundjet ishin shumë të forta dhe banorët dhe turistët e ishullit u tmerruan dhe lanë hotelet ku po qëndronin.

Advertisement