Aktualitet
Temperatura ‘përvëluese’ deri në 38 gradë C, si parashikohet moti për këtë të diel

Këtë të diel, vendi ynë do të vijojë të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët deri vonë pasdite, kur priten kalime vranësirash të shpeshta nëpër të gjithë territorin.
Parashikohet që mbrëmja dhe nata të vijojnë nën dominimin e kthjellimeve, vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 38°C vlera më e lartë në qarkun e Beratit.
Era do të fryjë e lehtë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 25 km/h nga drejtimi kryesisht Perëndimor. Kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim i papërfillshëm.

