Connect with us

Aktualitet

I nxehti afrikan përfshin edhe Shqipërinë, temperatura deri në 40°C në disa qytete në ditët e kësaj jave

Duke filluar nga sot dhe veçanërisht gjatë javës, në Shqipëri do të mbërrijë vala e dytë e të nxehtit për këtë fillim qershori, shumë më intensive se e para, me temperatura që pritet të arrijnë deri në 37°C në pjesën më të madhe të vendit. Njëjte do te jete situata edhe në Itali.

Meteorologu Mattia Gussoni nga portali www.iLMeteo.it konfirmon formimin e një blloku atmosferik të nxehtë për ditët në vijim. Bëhet fjalë për një konfigurim të veçantë që do të sjellë shtrirjen e anticiklonit afrikan për mijëra kilometra nga jugu në veri.

Sipas Gussonit, kushtet e motit do të mbeten thuajse të pandryshuara për disa ditë: shumë diell dhe mungesë reshjesh në pjesën dërrmuese të rajoneve.

 

Advertisement