Politike
A do lirohet nga qelia? Nis në Apelin e GJKKO seanca për Erion Veliajn

Ka nisur në Apelin e Posaçëm seanca për çështjen që përfshin Erion Veliajn.
Veliaj nuk është i pranishëm personalisht në gjykatë, por përfaqësohet nga avokati i tij, Ermir Beta. Ndërkohë, në sallën e gjyqit ndodhet Elman Abule, i cili është i pranishëm dhe i shoqëruar nga avokatja Romina Zano.
Seanca po zhvillohet në prani të palëve dhe avokatëve përkatës, ndërsa gjykata pritet të marrë vendim në lidhje me çështjen.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ndodhet nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash. Ai aktualisht është nga gjykata nën masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa kërkon masë më të butë.

