Bota
Hakmarrja e Iranit/ Ngrihet flamuri i kuq në xhaminë kryesore, ja çfarë paralajmëron kjo për Izraelin

Mediat e huaja raportojnë se pak minuta pasi udhëheqësi Suprem i Iranit premtoi një “ndëshkim të ashpër” për Izraelin, flamuri i kuq i hakmarrjes u ngrit mbi Xhaminë Jamkaran në Qom.
Sipas analistëve, me këtë simbol, autoritetet iraniane po dërgojnë një mesazh të qartë se do të përgjigjen, pasi ky veprim tregon se vendi është i përgatitur për të reaguar ushtarakisht.
Qindra protestues u mblodhën pranë Xhamisë Jamkaran në qytetin Qom në Iran për të kërkuar “ndëshkim” kundër Izraelit pas sulmeve të tij vdekjeprurëse ndaj Iranit.
Edhe udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, paralajmëroi Izraeli dhe theksoi se republika islamike do të hakmerret.
“Izraeli duhet të parashikojë një ndëshkim të rëndë! Ata kanë kryer një krim ndaj vendit tonë të dashur dhe ushtria jonë nuk do t’i lënë ata të pandëshkuar”, tha Khamenei.

