Bota
Situata del jashtë kontrollit/ Lufta Izrael-Iran, kryeministri britanik thërret takimin urgjent “Cobra”

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, do të kryesojë një takim të komitetit të emergjencës Cobra, që do të zhvillohet të mërkurën për të diskutuar situatën e sigurisë në Lindjen e Mesme.
Një zëdhënës i Downing Street thotë se qëndrimi i Mbretërisë së Bashkuar është pro çtensionimit të situatës.
“Kjo është një situatë që po evoluon jashtëzakonisht shpejt dhe ne po punojmë me partnerët për të përsëritur nevojën për t’iu rikthyer diplomacisë”, shton zëdhënësi.
Qeveria thotë se britanikët në Izrael duhet të “ndjekin këshillat e autoriteteve lokale për të qëndruar pranë strehimoreve”.
Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar thotë se anëtarët e familjeve të stafit në Ambasadën Britanike në Tel Aviv dhe konsullatën britanike në Jerusalem janë tërhequr përkohësisht si masë paraprake.
Në këshillat e saj të fundit për udhëtimin për Izraelin, thuhet se ambasada dhe konsullata ende po kryejnë punë thelbësore, duke përfshirë shërbimet për shtetasit britanikë.

