Kosova
Trump foli për Kosovën, shpikja e rrotës dhe asociacioni si elefanti në dhomë

Deklarata e Trump për dialogun Kosovë-Serbi/ Guerot: S’do të fillojmë nga zeroja
“Nuk do të fillojmë nga zeroja, nuk do të shpikim edhe njëherë rrotën, udhërrëfyesi është i qartë, pra rruga ndërtohet prej marrëveshjeve të kaluara”.
Kështu deklaroi ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, kur u pyet për deklaratën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i cili përmendi ndërmjetësimin e tij në raportet mes Kosovës dhe Serbisë si shembull të rolit të SHBA-së në parandalimin e konflikteve.
Në këtë kontekst, Guerot, potencoi se në dialogun Kosovë – Serbia ka një “momentum të ri”, kjo për faktin e ndërmjetësuesit të ri të procesit, Peter Sorensen.
Duke shpjeguar më tej se çfarë ka dashur të thotë me faktin se procesi i dialogut nuk do të fillojë nga zeroja, diplomati francez përmendi Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
“Kur them se ‘nuk do të shpikim edhe njëherë rrotën’, ekziston ajo që quhet elefanti në dhomë që është Asociacioni që po lihet disi anash, rruga drejt NATO-s e BE-së kalon nga themelimi i Asociacionit. Do të ishte çorientuese të pretendonim se ky fakt mund të lihet anash” – deklaroi ambasadori francez

