Connect with us

Kosova

Trump: Duhej të më jepnin çmimin Nobel për dialogun Kosovë – Serbi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në një intervistë për Fox News, tha se duhej të kishte marrë çmimin Nobel për zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi.

“Duhet të më jepnin çmimin Nobel për Ruandën dhe a e keni parë rastin e Kongos? Mund të thoni Serbia dhe Kosova. Mund të thoni shumë prej tyre. Më i madhi është India dhe Pakistani. Duhet ta kisha marrë katër ose pesë herë”, tha ai kur u pyet se a do mund të fitonte çmimin Nobel nëse do të zgjidhte problemin mes Izraelit dhe Iranit.

Para disa ditësh, Trump, në rrjetin social Truth Social ka thënë se do t’i kthehet dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai më tej tha se paraardhësi i tij në detyrë, Joe Biden, i ka dëmtuar perspektivat e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë përmes vendimeve “budallaqe” që ka ndërmarrë.

“Gjithashtu, gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova po e përballonin me forcë, siç kanë bërë për shumë dekada, dhe ky konflikt i gjatë ishte gati të shpërthente në LUFTË. Unë e ndalova atë (Biden ka dëmtuar perspektivat afatgjata me disa vendime shumë budallaqe, por do ta rregulloj përsëri!)”.

Advertisement