Connect with us

Kosova

Analisti politik serb: Dialogu Prishtinë-Beograd i konsumuar, nevojitet platformë e re

Dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës ka arritur në një pikë stagnimi dhe kërkon një qasje tërësisht të re, vlerëson analisti politik Dushan Janjiq.

Ai tha se qytetarët në të dy anët kanë humbur besimin në procesin ekzistues, ndërsa BE nuk e trajton më dialogun si prioritet politik, pavarësisht emërimit të Peter Sørensen si emisar i ri.

“Me fjalor të vjetër dhe aktorë të njëjtë, nuk mund të bësh një shfaqje të re. Dialogu ka përfunduar. Borrell dhe Lajçak vetë e kanë pranuar se jemi në fazën e menaxhimit të konfliktit që nga viti 2022, por edhe kjo është bllokuar. SHBA nuk është mjaftueshëm e përfshirë, ndërsa Sørensen ndjek vetëm agjendën e Komisionit Evropian”, tha Janjiq duke nënvizuar se termat si “dialog” dhe “normalizim”, sipas tij, janë bërë politikisht toksikë pasi nuk sjellin rezultat.

Persa i përket zhvillimeve të brendshme ne Serbi, Janjiq vlerësoi se mbështetja për regjimin e Aleksandar Vuçiqit është në rënie, gjë që u reflektua në zgjedhjet locale.

Sipas tij, mundësia për ndryshim ekziston, por pa një platformë të brendshme të qartë dhe pa vullnet politik, tranzicioni demokratik do të mbetet i paarritshëm.

Advertisement