Bota
‘Paqebërësi’ e bëri hapin e tij/ Se ku do shkojë puna nga tani e tutje, s’është tërësisht nën kontrollin e tij

Presidenti amerika Donald Trump duket se shpreson që sulmet amerikane do ta detyrojnë Iranin të bëjë lëshime më të mëdha në tryezën e negociatave, por duket e pamundur që një komb që nuk është i gatshëm të flasë ndërsa është nën sulmin izraelit, të jetë më i prirur kur bien edhe bombat amerikane mbi të.
Sipas prestigjozes BBC, “Paskesaj pritet qe presioni për të sulmuar përsëri do të rritet, kurse presidenti do marrë një rrezik serioz politik për fitim minimal ushtarak. Ky rrezik përfshin shqetësimet politike të brendshme, së bashku me çështje të sigurisë ndërkombëtare. Sulmi amerikan ndaj Iranit ka shkaktuar kritika të ashpra jo vetëm nga demokratët, por edhe nga brenda lëvizjes së Trumpit, “Amerika e Para”
Vendimi i pazakontë i presidentit për tju folur amerikaneve per goditjen gjate netes ndaj Iranit, i shoqëruar nga tre nga këshilltarët e tij më të ngushtë, dukej si nje përpjekje për të projektuar unitet brenda partisë së tij. Vance, në veçanti, ka qenë një avokat i hapur i një politike të jashtme amerikane më të përmbajtur.
Nëse ky sulm është një ngjarje e vetme, Trump mund të jetë në gjendje të zbutë përçarjet brenda bazës së tij. Por nëse kjo e tërheq SHBA-në në një konflikt më të madh, presidenti amerikan mund të perballet me një kryengritje brenda rradheve te tij: – shkruan prestrigjozja britanike duke potencuarse presidenti amerikan e ka bërë hapin e tij. Se ku do të shkojë puna nga tani e tutje nuk është tërësisht nën kontrollin e tij.

