Connect with us

Politike

Kandidatët e PD janë intimiduar/ Bardhi: Në Fier humbëm se nuk na përgjigjej policia në telefon

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se një ndër arsyet e humbjes në Fier është se nuk u përgjigjej policia në telefon kur e merrnin për të denoncuar rastet e shkeljeve të ligjit në fushatë.

“Nëse kisha përballë një bandë, duhet t’i drejtohem institucionit dhe institucioni nuk përgjigjet, sepse është palë përballë meje. Vetëm imagjinoni çfarë gare ka qenë më 11 maj. Kemi telefonuar policinë dhe ata nuk janë përgjigjur. Policia ishte në shërbim të PS. Kandidatët tanë janë intimiduar nga policia, por edhe krimi. Po flas për qarkun Fier, por besoj se ka ndodhur edhe në rang kombëtar.” – u shpreh Bardhi.

Bardhi theksoi se kandidatët e PD-së janë intimiduar nga politika dhe grupe kriminale, duke përmendur konkretisht rastin në qarkun e Fierit, por sipas tij kjo është reflektuar në të gjithë vendin. Ai akuzoi segmente të Prokurorisë për bashkëpunim edhe me bandat.

Advertisement