Politike
Agim Nesho: E trondita Ramën me shkrimin tim tek Fox News, as vetë s’e besoja se do ma botonin

Nënkryetari i partisë së Ilir Metës, Agim Nesho, thotë se e ka tronditur regjimin e Edi Ramës, me një shkrim të publikuar në Fox News.
“Çështja është se unë shkruaj gjithmonë për shtypin amerikan, nga të cilat 11 artikuj më janë botuar dhe kam folur edhe më fort se aq, por sigurisht Fox News ka një përzgjedhje, jo si ato që bëjnë mediat këtu në Shqipëri, të cilat dirigjohen nga sipër.
Fox ka një bord editorial dhe nuk janë në prioritet interesat e pronarëve që një herë marin para nga inceneratorët, e tani bëjnë edhe partnerë strategjikë në ndërtim, sië ndodh në Shqipëri.
Sigurisht këto janë media mjerane, po ky reagim sidomos i këtyre mediave tregon edhe karakterin dhe kapjen e mediave nga regjimi i Ramës.
Kjo gjë është pozitive pasi vetë FOX po e ndjek me kujdes dhe të gjitha reagimet e tyre janë qesharake e përzgjedhja bëhet në momente të caktuara politike.
Unë këtë artikull e kam çuar dy javë më parë dhe nuk e prisja të botohej, dhe jua thashë më dhe më parë, unë sa herë shkruaj dërgoj edhe një shkrim të përshtatur për publikun amerikan, por jo gjithmonë botohet.
Rikthimi tek ky shkrim tregon se e ka një moment dhe ky moment është që regjimit autokratik të Ramës i djeg shumë. Ne e kemi thënë disa herë bashkë, këtu në televizion tuaj që bëni të pranueshëm informimin e opinionit publik dhe çështja është se përse në këto moment botohet kjo gjë.
Kjo tregon se nuk janë as sponsorizime, e këtu dua të bëj një sqarim, po të jetë ky artikull i paguar, duhet deklaruar në Ministrinë e Drejtësisë të SHBA dhe vetëm institucione të tilla gjykatëse, (sic është Fox Neës), e thotë poshtë shkrimit nëse është artikull i sponsorizuar.
E keqja është se këta, duke qenë në ato drejtime, ndoshta jo të Ramës, po deri në nivelin e Fugës, që mos të humbasin ato përfitimet e regjimit, bëhet dhe qesharak në përpunimin e atyre informacionëve që ishte i pazakoshëm për një autor të përgjigjej një televizioni kombëtar, pra ju ka djegur shumë”, tha ai në televizionin e Berishës.

