Sport
Kualifikohen Borussia e Fluminense / Skuadra gjermane mundi 1-0 Ulsan Hyndai, merr kreun në Grupin F

Borusia Dortmund dhe Fluminense janë dy skuadrat e radhës që presin biletën për në fazën tjetër të Botërorit të Klubeve.
Skuadra gjermane shpërbleu parashikimet, duke mundur 1-0 koreano-jugorët e Ulsan Hundai, për të marrë vendin e parë në Grupin F.
Borusia dominoi në të gjitha aspektet e sfidës, por shpërdoroi shumë raste për shënim. Goli I vetëm dhe i fitores u realizua nga Snenson në minutën e 36-të.
Kaq mjaftoi që skuadra nga Dortmund të realizojë objektivin e parë, duke siguruar kualifikimin në 1/16 e Botërorit për Klube.
Si e dyta e Grupit F kalon edhe Fluminense, që barazoi pa gola kundër Mamelodi.
Brazilianët rrezikuan shumë, por megjithatë morën pikën e nevojshme për të vazhduar rrugën në turneun e rëndësishëm të futbollit botëror për klube.
abc.news

