Connect with us

Politike

Populisti i BREX-it, Nigel Farage sulmon ashpër Ramën

Nigel Farage, ish ideatori i BREX-it, ka nisur një sulm të ashpër ndaj Kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar që ai “të marrë të gjithë kriminelët shqiptarë mbrapsht”, pasi udhëheqësi socialist kritikoi Britaninë e Madhe për daljen nga Bashkimi Evropian.

Farage, duke iu përgjigjur komenteve të Ramës per median britanike, pretendoi se “një në 50 shqiptarë në Britani janë në burg” dhe duke bërë thirrje për riatdhesimin e tyre të menjëhershëm.

“Kryeministri shqiptar na kritikon për Brexit-in dhe thotë se Britania është ‘në një vend të errët, teksa kerkon vende te treta për të lënë emigrantët’”, tha populisti britanik.

Ai shtoi se Rama pretendoi se “shumë nga ato që themi pas Brexit-it janë bërë ‘krejtësisht të papranueshme, krejtësisht qesharake dhe krejtësisht të turpshme’”.

Farage e quajti Ramen “si një burrë gjigand”, i cili udhëheq Shqipërinë si kryeministri i saj socialist, ndërsa kritikon politikat e imigracionit të Britanisë.

Kritikat e Ramës ndaj Britanisë u shfaqën gjatë një interviste me The Guardian, ku ai paralajmëroi se plani i Sir Keir Starmer për të dërguar azilkërkuesit e dështuar jashtë vendit tregon se Britania pas Brexit është në “një vend shumë të errët”.

Advertisement