Connect with us

Shkrime

“Në Hagë, Trump hodhi themelet e NATOs së gjeneratës tjetër”!

Gjeneral ® Piro Ahmetaj:

Ka përfundur në Hagë Samiti i 34-ërt i Aleancës së Atlantikut të Veriut. I angazhuar në “forumin e Senior
Ekspertëve të NATO-s”, në vijim po ndaj një përmbledhje strategjike mbi “5 vendimet madhore dhe 5
rekomandimet strategjike” për 32 vendet anëtare (përfshi RSh) që burojnë nga ky Samit Historik:
Pikësëpari, Samitet nuk janë “rutinë e përvitshme” por veçanërisht Haga do të skalitet si një ngjarje
madhore mbas përfundimit të Luftës së II-të botërore dhe themelimit të Aleancës (4 Prill 1949).
Në historinë 76 vjeçare të NATO-s, nga gjithësej 36 Samite, vetëm 9 prej tyre janë zhvilluar gjatë luftës së
ftohtë. Trefishimi Samiteve mbas 1990 dhe dyfishimi hartës së zgjerimit (nga 16 ne 32 vende), flasin më
fort se të gjitha fjalimet për dinamikën e kërcënimeve në 25 vitet e fundit por dhe e legjetimojnë NATO-n
si: “Aleanca më afatgjatë, më e fuqishme dhe më suksesshme e historisë së njerëzimit”!
Kështu, ky Samit ishte historik pasi: “u mbajtë pak ditë mbas goditjes historike së ShBA ndaj bazave
bërthamore të regjimit të Teheranit; 3 vjet e gjysëm mbas agresionit neo-Nazist të Rusisë-Putiniste
kundër sovranitetit të Ukrainës si dhe në kulmin e përshkallëzimit të konfliktit në lindjen e mesme, të
cilat kërcënojne më shumë se kurrë më parë paqen, rendin e sigurisë globale, vlerat e demokracisë dhe
statuskuonë gjeopolitike të vendosur mbas luftës së ftohtë”.
Në këtë mjedis të sigurisë, prioriteti Nr.1 i vendimarrjes Hagës, ishte modernizimi i fuqisë së
pakonkurueshme ushtarake, përfshi armët bërthamore/deterrence: “për shkurajimin dhe
shpagimin/hakmarrjen ndaj armiqve që guxojnë të kërcënojnë apo sulmojnë Aleancën”. Ndaj mbas këtij
Samiti, Forcat e Gatishmërisë së Lartë të NATO-s do të arrijnë në mbi gjysëm milion (si asnjëherë në 76-
vjet), si dhe do të tre-fishohen kapacitetet e luftimit të Forcace Ajrore dhe Detare!
Përsa kërcënimet fatale të “udhëheqësve Supremë”, Putinit, Khamenei, Kim Jong, etj se:“do ti bëjnë
gjëmën perëndimit dhe qytetërimit duke përdorur Armët Bërthamore”, përgjigja nga Haga ishte e ftohtë
por e fortë: “nëse vetëm do të guxojnë, veçmas ose në aleancë, do ndëshkohen në mënyrë shëmbullore nga
fuqia ushtarake e USA/NATO/UK/BE si dhe do të damkosen si shtete terroriste pêr krime kundêr
njerëzimit”!
Mbas 1260 ditë/netë luftimesh të përgjakshme në fushëbetejën “jo vetëm për Ukrainën”, por edhe ndaj
kredibilitetit, fuqisë ushtarake dhe interesave gjeopolitike të Aleancës, ky Samit, do të skalitet si ndër
ngjarjet më madhore, pasi krerët e 32 shteteve anëtare, demonstruan: “vullnetin e çeliktë, kohezionin e
palëkundur si dhe vendosmërinë për ta mbështetur Ukrainën dhe Izraelin deri në fitoren e luftës kundër të
keqes së përbashket, si dhe ndaj njerëzimit”.
Konkretisht, në Hagë, NATO u konfirmua mbështetja pa-kompromis për Ukrainën, pasi për Aleancën:
“nuk ka opsion tjetër përveçse fitores me çdo çmim të luftës ndaj tiranëve të Kremlinit, Teheranit, dhe çdo
diktatori tjetër të dalldisur nga fuqia e mbi-pushtetit”.
Së dyti, u ri-Konfirmua “domosdoshmëria kritike për të modernizuar industrinë, armatimet, sistemet dhe
infrastrukturat ushtarake duke rritur deri 5 % buxhetin e mbrojtjes”, në mënyrë që NATO të mbetet e
pathyeshme (dhe vdekjeprurëse) për të garantuar mbrojtjen kolektive (artikulli-5): “ndaj çdo kërcënimi,
nga çdo drejtim dhe ndaj cilido armik potencial”.
Kështu, u miratuan projekte me peshë për modernizimin e armatimeve, infrastrukturave, sistemeve,
mbrojtjen kibernetike, dronëve, inteligjencën artificiale, integrimin e kompanive private si dhe kohezionin
ndaj kërcënimeve të sigurisë në hapësirën euroatlantike.
Së treti, mbas zgjerimit me Suedinë dhe Finlandën si kundërpërgjigje e luftës neo-Naziste të Rusisë, në
Samit u ri-konfirmua “vullneti i dyerve të hapura” edhe për Kosovën, Bosnje-Hercegovinën, si dhe
forcimin e bashkëpunimit me vendet me “status të privilegjuar” me Australinë, Japoninë, Zelandën e Re,
Korenë e Jugut, Izraelin, etj. Përsa posaçërisht Ukrainën, Sekretari Përgjithshem, Mark Rutte, u përsërit

2
se: “mbas fitores së luftës, Ukraina do të jetë vendi 33 i Aleancës”, ndërsa pikërisht mbas këtij Samit do të
ri-funksionoje “Komiteti NATO – Ukrainë, ose 1 hap afër anëtarësimit.
Së katërti, 42 muaj luftime të përgjakshme dhe sulmi me dronë i Ukrainës vërtetuan se Kremlini e ka
humbur me turp krenarinë për “paprekshmërinë territoriale si dhe inisiativën strategjike të luftës. Fakt
është se përtej dezinformimit, në 3 vjet e 6 muaj luftë, vetëm 19 % e territorit të Ukrainës mban ende nën
kontroll”. Po ashtu ka (keq) humbur edhe shpresat për të minuar kohezionin mes ShBA, NATO-s dhe BE-
së. Për më tepër, 32 vendet e NATO dhe BE e mirënjohin “rolin jetik të SHBA-ve”, pasi përveç të tjerave,
me rreth 1 trilion USD (buxheti-2024) ose 2 herë më shumë se 31 vendet e tjera së bashku, USA mban
barrën kryesore të shpenzimeve, fuqisë dhe angazhimeve ushtarake te NATO-s.
Si shembull i këtij parneriteti, përmendim se krerët e 27 vendeve të BE, 7 muaj më parë miratuan një Plan
Veprimi (2025-2030) dhe paketë ambicioze kapacitetesh me 500 miliardë € (20 fishin sa aktualisht), me
qëllim: “ngritjen e një ushtrie të aftë për tu vetë-përballur me kërcënimet jo vetëm nga Rusia”.
Së pesti, Në këtë Samit u adresua fakti, se paqja, siguria, vlerat demokratike mbeten të kërcënuara jo
vetëm nga lufta neo-naziste në Ukrainë dhe terroristët por edhe për shkak të demokracisë fasadë,
politikanëve dhe pushtetarëve të korruptuar si dhe rikthimi i frikshëm i garës së armatime në Ballkanin
Perëndimor, etj !
Ndërkohë që Rusia – Putiniste, e ka humbur edhe betejën për të ndezur një front lufte me ekstremistët dhe
shtetarët e korruptuar e tipit Dodik, duke kërcënuar deri “me agresion ushtarak” jo vetëm sovranitetin
territorial të Kosovës, por edhe prezencën e KFOR-t si dhe statuskuone dhe interest gjeopolitike të
Aleancës në Ballkan. Prandaj në Samit, Presidenti Trump dha mesazhe mbi domosdoshmërinë kritike për
zhvillimin e frymës dhe projekteve të bashkëjetesës paqësore, Masave të Mirëbesimit Reciprok si dhe të
dialogut pa kushte për paqen dhe axhendën e integrimit Euroatlantik edhe të 6 vëndeve të Ballkanit
Perëndimor.
Në shtesë, Në kapacitetin e “Ekpertit për Sigurinë Kombëtare, Rajonin si dhe kontributeve përfaqësuese
në udhëtimin 30 vjeçar të RSh drejt/pas anëtarësimit në NATO” (1994-2025), po parashtroj reciprokisht
edhe 5 rekomandime strategjike për angazhimet e RSh që burojnë nga ky Samiti Historik:
1. Parneritet strategjik, kohezion dhe konsensus të pakushtëzuar (krah të ShBA-ve) për të gjitha
vendimmarrjet dhe angazhimet e NATO-s në interes të mbrojtjes kolektive (artikulli 5); mbështetjen “më
shumë se modeste” ndaj Ukrainës si dhe rol/vend lider në projektet e bashkëjetesës paqesore, stabilitetit
demokratik dhe axhendës Euroatlantike në Ballkan.
Transformimin e Sistemit të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare (SS&MbK), në përputhje me Konceptin e
Mbrojtjes Kolektive, duke përditësuar, transformuar dhe modernizuar: “fuqinë ushtarake si dhe kulturën e
bashkëpunimit mes Institucioneve përgjegjëse për: “mbrojtjen e integritetit territorial të RSh (neni 5);
zhvillimin e interesat gjeopolitike të RSh/RK, promovimin e vlerave euro-atlantike si dhe përmbushjen e
detyrimeve për të merituar me dinjitet karrigen në tavolinën e NATO-s”.
2. Rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes nga 2, në 3 % deri 5 % në 2030, çka nuk është kurrsësi “për ta
marrë me të mirë Presidentin Trump apo qokë për Brukselin” por si një domosdoshmëri për të
modernizuar kapacitetet e Forcave të Armatosura si dhe fuqinë ushtarake te RSh në përmbushje të
misionit kushtetues.
Angazhimin se do të përmbush përgjegjësitë e vendit pritës (Host Nation), në modernizimin e Bazës
Ajrore të Kuçovës, mbrojtjen kibernetike, industrinë ushtarake në interes/bashkëpunim me ShBA/NATO,
etj detyrime që burojnë nga SOFA, protokolli i Parisit, etj marrëveshje që RSh i ka nënshkruar para vitit
2013.
Mbështetjen pa kompromis si dhe promovimin e përpjekjeve të Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës për
anëtarësim në NATO, duke konfirmuar se kjo “qasje mëncur” siguron paqe të qëndrueshme në Rajon. Po
ashtu, të konfirmohet ambicja për një roli/vend leader në zhvillimin e projekteve të përbashkëta me

3
Kosovën si dhe vendet e Ballkanit (përfshi Serbinë) ndaj kërcënimeve asimetrike: “terrorizmi, mbrojtjen
kibernetike, krimi i organizuar, emergjencat civile, etj”.
3. Ndërsa aktorët politik si dhe faktorët shtetërorë të Tiranës dhe Prishtinës zyrtare do i këshilloja që:
“humbja e luftës, kolapsi ekonomik si dhe diskreditimi ndërkombëtar që e pret Rusinë – Putiniste si dhe
shtetet dhe organizatat terroriste mbas luftës, mbartin rrethana të favorshme (jo dhuratë) gjeopolitike në
dobi të faktorizimit të RSh/RK në tavolinat e vendimmarrjeve të mëdha (ShBA/NATO/BE), për të
mbrojtur dhe zhvilluar interesat kombëtare në Rajon, Mesdhe, etj”.
4. Reformat për modernizimin SS&MbK kanë domosdoshmëri për gjithëpërfshirje, konsensus të gjerë,
harmonizimin demokratik të pushteteve si dhe kohezionin e shqiptarëve ndaj interesave kombëtare.
Prandaj i bëj thirrje arsyes fisnike të faktorëve mendjehapur të Tiranës dhe Prishtinës Zyrtare, që: “asnjë
groshë nuk vlejnë as dalldisja staliniste nga 16 vjet pushtet, as dëshpërimi i demokrate/ëve nga humbja e
4-ert radhas, as këmbëngulja bolshevike per (mos) zgjedhjen e Krye- Kuvendarit mbas 35 raundesh", por:
“vetëm dashuria ndaj vendit; përgjegjësia e lartë shtetërore; besimi ndaj partneritetit strategjik ShSBA,
NATO dhe agjendën e integrimit në BE"!
5. Fatëkeqësisht edhe zgjedhjet e 11 Majit me 95 rrogëtar të emëruar nga Kryetarët e Madhërishëm,
demostruan demokracinë fasadë dhe shtetin e dështuar. Pra, në kushtet që “Parlamenti është përdhosur
dhe Presidenti nuk ka as fuqi, as kapacitet, as emër dhe as integritet për të balancuar fuqinë e mbi-
pushteteve”, e çmoj emergjente dhe e këshilloj publikisht kryeministrin fuqiplotë që përtej delireve nga
fuqia e (mbi) pushtetit, qillotat e Kuçit dhe atletet në Samite: “të ndërmarrë një proçes gjithëpërfshirës
transformimi dhe modernizimi të sistemit të sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare”, si dhe: “të ngejë një grup-
ndërqeveritar për të mirë-organizmuar gjarjen më të rëndësishme gjeopolitike në 115 vjet histori
kombëtare (Samiti 36 i NATO-s), që do të zhvillohet në Tiranë në 2027, ku krahas 32 kryetarëve të
shteteve (pa lejen e Bardhit të Zengjinesë dhe për inat të Mule/ëve) do të marrë pjesë edhe Presidenti i
ShBA, Donald Trump”!
Për ta përmbyllur, besoj edhe me fortë që ky Samit, “bëri histori”, pasi në Hagë u themelua USA/NATO
e gjeneratës tjetër, pra: “Aleanca më e fuqishme e njerëzimit edhe për 75 vitet që vijnë”!
Autori: * Gjeneral ® Piro Ahmetaj,
Senior Ekspert për Sigurinë Kombëtare,
Rajonin dhe çështjet e USA/NATO.

Advertisement