Connect with us

Politike

Tritan Shehu: Ndaj Berishës po zhvillohet një komplot

Për Tritan Shehun, gjyqi ndaj Sali Berishës për aferën “Partizani”, është komplot. “Një komplot në vazhdim që…

Mbasi PD, në sajë të Berishës, militanteve, anëtarëve që qëndruan të saj, nuk u kthye në një “filial” të regjimit.

Mbasi Berisha nga “lartësia” dërmoi izolimin.

Mbasi u arrit të realizohet në kushte ekstreme një fushatë zgjedhore e gjerë, dinjitoze me Berishën në drejtim.

Mbasi “non grata” e Berishës, si pjesë e atij komploti u qartësua krejt politike.

Po çelët tashmë dhe akti i fundit i këtij komploti.

Një proces farsë, pa asnjë provë, krejt i montuar ndaj Berishës.

Por që në fakt do përfundojë si një “colpo di grazia” për vete “reformën” dhe institucionet e drejtësisë!

Një proces që do të kujtohet për zanafillën e tij si një njollë turpi për ata që po e iniciojnë.

Unë nuk e di si do të përfundojë formalisht ky proces në këtë “xhungël” të sistemit të drejtësisë, po besoj se akoma kanë mbetur profesionistë të lirë e me dinjitet në ato institucione.

Di se në të vërtetë do të përfundojë në “kosh”, si sipari i fundit i komplotit të dështuar ndaj PD, pluralizmit e demokracisë sonë”, shkruan Tritan Shehu.

Advertisement